Bulliqi: Pse Komisioni Shtetëror i fsheh këto harta? (Video)

Aktuale September 08, 2016 - 23:22

Kundërshtari i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, në emisionin Rrokum Roll  duke komentuar ftesën e kryeministrit Isa Mustafa për një takim përkitazi me demarkacionin, thotë se çdo iniciativë që ka për qëllim zgjidhjen e problemeve është e mirëseardhur, por uron që ftesa të jetë serioze.

“Jemi dëshmitarë të faktit se në pjesën kufitare me Malin e Zi ka pakënaqësi nga njerëzit që jetojnë aty, sepse janë prekur nga shënjimi i vijës kufitare”, ka thane ai, duke prezantuar edhe hartat që, sipas tij, vërtetojnë se Komisioni Shtetëror ka gabuar në procesion e demarkacionit.

“Komisioni duhet me u përgjigj pse janë fsheh këto harta”, ka thane Bulliqi, sipas të cilit këto harta kadastrale i kanë tërë komunat e Kosovës.