Për 25 vjet pavarësi, 400 mijë persona braktisën Maqedoninë

Aktuale September 08, 2016 - 23:31

Sot ka qenë dita e pavarësisë për Maqedoninë. Të gjithë mund të jenë të gëzuar por ka një të vërtetë që dhemb! Informacionet dhe faktet nga Banka Botërore kanë ngjallur frikë dhe dëshpërim në Maqedoni pasi që nga viti 1990 janë shpërngulur 400.000 njerëz, për të kërkuar një jetë më të mirë dhe shpresë dikund tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni përcjell shifrat dëshpëruese ku shihet që në periudhën 1990-2000 janë shpërngulur 118.680 njerëz! Kjo ka qenë fazë e keqe për qytetarët e Maqedonisë ku ka ndodhur tranzicioni më i madh. Gjithashtu ka qenë edhe periudha e kompanive piramidale që më vonë doli se i kanë gënjyer qytetarët me mbledhjen e fondeve, në formë të kursimeve.

Në periudhën dhjetëvjeçare, pra që nga viti 2000 deri në vitin 2010 janë shpërngulur 105,895 njerëz nga Maqedonia. Kjo periudhë ka përfshirë dëshpërimin e qytetarëve nga konflikti i vitit 2001 dhe ndasitë e mëdha në mes dy popujve, shqiptarë dhe maqedonas.

Në periudhën e fundit 2010-2013, ka pasur rekord të njerëzve të larguar nga Maqedonia. 179 njerëz të larguar nga Maqedonia. Në këtë periudhë ka ndikuar edhe dëshpërimi i njerëzve nga kriza ekonomike globale që shumë u manifestua edhe në Maqedoni. Nuk ka informacione për periudhën 2013 deri sot.

Image