Mitrovica temë diskutimi nesër në Bruksel

Aktuale September 08, 2016 - 23:54

Nesër përfundon raundi tre-ditore i dialogut Kosovë- Serbi me ndërmjetësim të BE-së.

Temë diskutimi për ditën e nesërmen në dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë është Mitrovica. Gjatë takimit palët do të diskutojnë për pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës, shkruan lajmi.net

Në këtë takim të enjten temë kyçe e dialogut ishte diskutimi i targave të automjeteve, ku sipas palës kosovare është arritur marrëveshje, ndërsa pala serbe la të kuptohet se nuk ka ende marrëveshje, por janë rrugës për të arritur marrëveshje.

Marrëveshja e “arritur” nënkuptonte se në momentin e kalimit të kufirit Kosovë-Serbi të mbulohet  pjesa e targës ku është e vendosur shkurtesë e emrit Republika e Kosovës (RKS), ajo do të mbulohen me letërngjitëse. Njëjtë do të veproj edhe Kosova për targat serbe.

Nesër përfundon raundi tre-ditore i dialogut Kosovë- Serbi me ndërmjetësim të BE-së.