Këta janë dy zyrtarët e MPJ-së që u grushtuan ndërmjet veti, i pret suspendimi (Foto)

Aktuale September 09, 2016 - 20:49

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka konfirmuar një përleshje fizike për “arsye banale” që ka ndodhur mes Sekretarit të kësaj ministrie, Fitim Sadiku, dhe drejtorit të Departamentit të Financave dhe buxhetit, Vlorat Gashi.
 

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm, Albert Prenkaj i cili edhe ka paralajmëruar masa.

“Po, ka ndodhur një situatë e pakëndshme. Ka qenë moment dobësie jashtë çfarëdo kodi etik të sjelljes. Mbetet një rast i izoluar dhe do të merren masa konform rregullave e ligjeve në fuqi. Komisioni Disiplinor do të mblidhet dhe pezullojë të dy zyrtarët”, ka thënë Prenkaj.

Lajmi.net ka raportuar më herët për këtë përleshje.

Ju sjellim fotografitë e dy zyrtarëve të MPJ-së që u përleshën.

Fitim Sadiku

Vlorat Gashi