Ja çfarë thotë Ramush Haradinaj për Shpend Ahmetin

Aktuale September 09, 2016 - 20:55

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj duke folur për zhvillimet aktuale me të cilat po përballet shteti i Kosovës ai ndër tjerash ka folur edhe për punën e Shpend Ahmetit në Prishtinë.

Haradinaj e ka cilësuar si të veçantë kreun e Komunës së Prishtinës dhe nuk e ka mohuar se ardhja e këtij të fundit do të ishte një nder për partinë e tij.

Haradinaj tha se Shpend Ahmeti është i suksesshëm, por që për momentin nuk janë të fokusuar që të bëjnë përpjekje që atë ta marrin në AAK.

“Sigurisht që ardhja e Shpend Ahmetit do të ishte nder për partinë tonë, por për momentin s’jemi te fokusuar në këtë gjë”, tha ai në Info Box të Dukagjinit./