Haradinaj sjell fakte të reja: Edhe Mali i Zi, Çakorrin e konsideron si kufi në mes dy shteteve (Foto)

Aktuale September 10, 2016 - 19:59

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se edhe në literatura malazeze Çakorrin e konsideron si kufiri në mes dy shteteve.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se kjo marrëveshje nuk është më funksionale dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë.

Ky është shkrimi i Haradinajt në Facebook:

“Krahas shumë informatave që po na vijnë nga të gjitha anët, e që i falënderoj shumë, me lejoni të ndajë një të tillë, për të gjithë ata skeptikë të Demarkacionit, se si vet Mali i Zi e konsideron Çakorrin si kufirin mes dy shteteve. Unë nuk di serbishtën,( nuk e them për ofendim të askujt) por kushdo që e dinë do të duhej ta lexojë, Idea që prapë t’i jepet Listës Srpska, për ta dëmtuar veten, është e gabushme. Prandaj kjo marrëveshje nuk është me funksionale, sepse vet deputetët e kanë kuptuar sa e dëmshme është”, shkruan ai. 

Image
Image