Ahmeti: Të bashkohemi në kundërshtimin e së keqes e jo të ndahemi në formën e së mirës

Aktuale September 10, 2016 - 23:12

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar një status në profilin e tij ku ka thënë se të gjithë duhet të punojnë me ndalu sipas tij këtë qeverisje në Kosovë.

“Mund të mos pajtohemi për rrugën përpara por besoj që shumica pajtohemi se kjo çka kemi sot është e dëmshme, është regresive dhe nuk mjafton”.

“Të bashkohemi në kundërshtimin e së keqes e jo të ndahemi në formën e së mirës”.