Shfaqen tjera video të tmerrshme nga dridhjet e tërmeteve në Shkup (Video)

Aktuale September 13, 2016 - 22:44

Në Maqedoni nuk ndalen tërmetet por ajo çka bie në sy është edhe paniku i qytetarëve gjatë dridhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në YouTube qytetarët kanë publikuar video të reja ku shihen dridhjet e tërmetit nga kamerat e sigurisë nëpër shtëpitë e tyre dhe nga ambientet tjera ku ata kanë qenë dhe kanë xhiruar pamje rrënqethëse ku qytetarët shihen duke ikur me panikë nga vendi ku ishin.

Maqedonia për tre ditë ka qenë pikë e dridhjeve të tërmeteve ku më i fuqishmi ka qenë prej 5.3 shkallë të Rihterit./Telegrafi/