Gecaj: Shtetshkatërruesi Dardan Sejdiu

Aktuale September 14, 2016 - 20:43

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, e ka quajtur Dardan Sejdiun shtetshkatërrues.

Ai në një postim në llogarinë e tij facebook i ka sugjeruar Sejdiut që të merret më Prishtinën pasi, siç thotë ai, me shtetin merren shtetformuesit, transmeton “Zeri.info”.

Ky është postimi i plotë i Gecajt:

Ky Kapiteni i Brigadave të Kuqe, Dardan Sejdiu, edhe pse arriti të bashkonte vetëm një kompani protestuesish me 1 shtator, sonte paska marrë guximin të na flas madje edhe për politikat kombëtare. "Mbrojta më e mirë është sulmi" thuhet - në mungesë rezultati në komunë, ky sulmon qendrën. Merru more i mjerë me Prishtinën, sepse me shtet merren shtetformuesit e jo shtetmohuesit e shtetshkatërruesit.