Nis punëtoria dy ditore për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Aktuale September 15, 2016 - 20:46

Ka nisur sot në Prishtinë punëtoria dy ditore “Adresimi i stigmës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës/QKRMT, në partneritet me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Abrashi ka theksuar se trajtimi i viktimave të dhunës seksuale është një sfidë për shtetin dhe shoqërinë.

“Në prag të konkretizimit të përkrahjes ndaj viktimave të dhunës seksuale, sot filloi punëtoria dy ditore, “Adresimi i stigmës për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, organizuar nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës/QKRMT, në partneritet me Ambasadën e Britanisë së Madhe. Trajtimi i viktimave të dhunës seksuale është një sfidë për shtetin dhe shoqërinë, prandaj falënderoj të gjithë ata që po angazhohen në realizimin e këtij misioni fisnik”, ka shkruar Arbashi.