'Gjykata Speciale s’e ndryshon të ardhmen politike të vendit'

Aktuale September 15, 2016 - 21:41

Analisti Astrit Gashi, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se pret që Gjykata Speciale ta mbyll një kapitull që është përhapur dhe përdorur kundër Kosovës.

“Krijimin e Gjykatës Speciale e shoh krijim të një koncenzusi të anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund padrejtësisë. Kjo është një pjesë ndoshta nuk do të zgjasë shumë, por ajo e mbyll një kapitull, jo vetëm që është përhapur por edhe është përdorur kundër Kosovës”.

Gashi ka deklaruar se krijimi i saj mund të jetë rezultat i luftës qyqare të politikanëve kosovar, të cilët synojnë që problemet e tyre t’i zgjidjin përmes drejtësisë ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

“Nëse kjo gjykatë zgjatë vite e vite, në përfundim nuk do të jetë asgjë pozitive për vendin. Çdo pikë tjetër, nuk parapaguhem me bindjen qytetare në Kosovë, se kjo gjykatë ka me qenë një instrument që do të ndryshojë të ardhmen politike të vendit. Edhe e shoh një lloj qyqarllëk të shoqërisë kosovare, që problemet e politikës dhe luftës së tyre t’i zgjedh një drejtësi ndërkombëtare. Nuk duhet të presim shumë nga kjo gjykatë, sikurse kemi prit nga EULEX-i që t’i kap peshqit e mëdhenj”. /klankosova.tv