'#Protestoj' zhvendoset para Prokurorisë kundër Grabovcit

Aktuale September 15, 2016 - 23:29

Grupi i qytetarëve #PROTESTOJ, do të ,mbajnë një aksion simbolik para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë, lidhur me paraqitjen padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim.

“#PROTESTOJ ju njofton se më 16 shtator 2016, në ora 10:30 para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë do ta realizojë një aksion lidhur me paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim”, thuhet në njoftimin e këtij grupi.

Adem Grabovci dje në intervistimin që ka pasur në Prokurori ka zgjedhur heshtjen, sepse ashtu e kishte këshilluar avokati i tij, por para gazetarëve kishte thënë se “në Prokurori ka shkuar për të bërë disa emërime”.