Arrijnë vaksinat kundër sëmundjes së gjedhit

Aktuale September 15, 2016 - 23:54

Ka arritur në Kosovë ilaçi kundër sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve.

235 mijë doza të ardhura nga Afrika e Jugut ndodhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë fermerët duke pasur parasysh rrezikun nga kjo sëmundje e cila ka prekur Kosovën, transmeton televizioni publik.

Që nga nesër do të fillojë fushata e vaksinimit dhe se sasia e vaksinave është e mjaftueshme për të gjitha gjedhet.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga kjo sëmundje kanë ngordhur rreth 200 krerë lopë.