Mustafa tregon se kur do të takohet me opozitën

Aktuale September 16, 2016 - 21:39

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se në fillim të tetorit do ta takoj opozitën për tu ballafaquar edhe një herë me fakte për demarkacioni.

Mustafa i ftuar në ‘ArgumentPlus’ të rtv 21, ka pohuar se do të ketë takime të ndryshme në ditët në vijim rreth çështjes së Demarkacionit.

Ai ka thënë se marrëveshja nuk do të riprocedurohet përderisa nuk ka fakte të reja.

“ Në fillim të tetorit do ta takoj opozitën dhe ti qesim të gjitha faktet e që ne do të shohim se si tia bëjmë. Unë nuk konsideroj që marrëveshja të riprocedohet, por që ne deri më tani nuk kemi fakte që e thonë të kundërtën. Ne duhet të ulemi edhe ti qesim faktet edhe njëherë. Kjo zvarritje na pengon, si në liberalizmin e vizave e që deri më tani jemi dëmtuar shumë”, ka thënë Mustafa.

Kryeministri ndër të tjera nuk ka pohuar se duhet të drejtohet në gjykatën e arbitrazhit e që ai thotë se s’ka fakte. /ZËRI