Çka thotë për Kosovën gazetarja e arrestuar ruse?

Aktuale September 16, 2016 - 22:23

Njëra nga dy personat rusë, të prononcuar si gazetarë, të cilët ishin ndaluar të enjten në Rahovec nga Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është shëndoshë e mirë.

Oksana Sazonova, ka kritikuar shtetin tonë për atë se si arrestojnë gazetarët dhe ka falënderuar shtetin e saj për përkrahje, njofton Klan Kosova.

“Ne jemi mirë dhe po shkojmë drejt Serbisë Qendrore. Faleminderit miqve të dashur për përkrahje!!!

Faleminderit qeverisë ruse që është përfshirë me kohë, dhe më pas ata poshtë kanë qenë korrekt ndaj nesh.

Imagjinojeni, arrestojnë gazetarët në vendin që duket se po e mbron e gjithë bota (UN, NATO, Euleks, dhe çdo gjë),  dhe asgjë nuk po i intereson.

Por, do të bëhet më mirë! Krimea është Rusi – Kosova është Serbi!”, ka shkruar ajo.”

Kujtojmë se Sazanova dhe kolegu i saj nuk kanë pasur vizë të RKS-së, si dhe nuk e kishin të vendosur as vulën hyrëse, e cila vendoset nga autoritetet tona policore në pikëkalimet kufitare.