Shifra rekorde të pasurisë së sekuestruar (VIDEO)

Aktuale September 16, 2016 - 23:03
Prokurorët kosovarë nuk janë duke e zbatuar ligjin për kompetencat e zgjeruara ani pse ka kohë që është miratuar.

Kritik për këtë çështje është edhe Shqipdon Fazliu, që këtë të premte raportoi para këshillit prokurorial.

Në total Prokuroria është duke mbajtur nën sekuestrim asetet në vlerë prej 110 milionë eurosh.

Pavarësisht kësaj shifre, prej tyre deri me tani asnjë një cent nuk është derdhur në arkën e shteti.

Kjo pasi që Gjykatat për këto raste ende nuk kanë nxjerrë as një aktgjykim përfundimtar.

E në këtë mbledhje të KPK-së, u prezantua për herë të parë edhe raporti i Komisionit për Mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike.

Lulzim Sylejmani, udhëheqës i këtij organi tha se u bë punë e mirë.

Ky njësit nga 104 kallëzimet penale ka bërë vetëm 34 aktakuza.

Ndërkohë në këtë mbledhje të KPK-së, Reshat Millaku është emëruar Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, ndërsa Haxhi Dërguti kryeprokuror i Apelit.