Kosovës i duhen edhe tre kushte për vizat (Video)

Aktuale September 18, 2016 - 20:42

Nuk mjafton vetëm ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi që kosovarët të mundë të lëvizin pa viza nëpër shtetet e Bashkimit Evropian.

Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur për Tribuna Channel se Kosovës përveç ratifikimit të kësaj marrëveshjeje, i duhet që ta luftojë në mënyrë dinamike korrupsionin dhe ta ashpërsojë luftën kundër krimit të organizuar.

Në takimet e fundit që kishte me kryeministrin shefja e re e Bashkimit Evropian Nataliya Apostolova, ka përsëritur se Kosova është ngjitur lartë në agjendën evropiane dhe se Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen nga BE-ja në rrugën e saj evropiane.