Hashim Thaçi ka një lajm të mirë për studentët

Aktuale September 18, 2016 - 21:56

Kolegji i Ajovas për Shkollim Profesional DMACC do t'i japë 10 bursa falas për studentë kosovarë, sidomos në inxhinieri, bujqësi dhe prodhimtari.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".

"Muaj më parë hapa konsullatën tonë në Iowa dhe gëzohem që tani dalin rezultate konkrete nga ky shtet shumë miqësor për Kosovën", ka shkruar Thaçi, transmeton "Zeri.info".

Postimi i plotë i presidentit Thaçi: 

Sapo mora lajmin që, nga ky vit, Kolegji i Iowas për Shkollim Profesional DMACC do t’i japë 10 bursa falas për studentë kosovarë, sidomos në inxhinieri, bujqësi dhe prodhimtari.

Muaj më parë hapa konsullatën tonë në Iowa dhe gëzohem që tani dalin rezultate konkrete nga ky shtet shumë miqësor për Kosovën. HTH (Foto nga arkivi: Takimi me Guvernatorin e Iowas, Terry Branstad)