Sherifi: Themelimi i Asociacionit mund të sjellë trazira (Video)

Aktuale September 19, 2016 - 19:46

Ftesa e kryeministrit Mustafa drejtuar partive opozitare dhe dalja në teren e tij për të biseduar me qytetarët e zonës se Rugovës po shihet si zbutje e qëndrimit të Qeverisë ndaj çështjes se demarkacionit.

Kështu është shprehur në emisionin më të ri në Tribuna Channel, Fakt PLUS, sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Ai ka shtuar se kjo çështje pritet të marrë epilog përfundimtar ditëve në vijim.

Në këtë interviste, ai nuk ka preferuar të zbulojë detaje se çka po bisedohet në takimet e përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës të organizuara nga Naim Rashiti dhe të mbështetura nga faktori ndërkombëtar.

Poashtu ai ka përgëzuar pjesëmarrjen e lëvizjes Vetëvendosje në këto takime. Sherifi ka komentuar edhe vendimin e Qeverisë për kompletimin e ekipit menagjues, i cili do të bëjë hartimin e asociacionit të komunave më shumicë serbe. Sipas tij, Qeveria duhet të bëjë kujdes me ketë çështje pasi cdo veprim i tyre për të jetësuar sic shprehet ai “Zajednicën”, mund të sjellë trazira në vend.

Ai ka demantuar zërat për hyrje në Qeveri të AAK-së dhe Nismës duke vlerësuar se kjo Qeveri nuk ka mandat të Qeverisë me vendin dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugëdalje.

Sa i përket çështjes se koalicionit AAK e NISMA, Sherifi ka thënë se ky bashkëpunim po shkon mirë dhe se në momentin e duhur do të prezantojnë një alternative të mirëfillte për qytetarët e vendit. /TribunaChannel/