Lituania premton se do t'i dalë krah Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Aktuale September 19, 2016 - 22:12

Në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, i cili ka garantuar Ministrin Hoxhaj, se Lituania do të vazhdojë ta përkrahë dhe mbrojë rastin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“E sigurova kolegun tim Hoxhaj, se Lituania është e gatshme t'a mbrojë rastin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar në Twitter Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevicius, transmeton “Zeri.info”.

Në këtë takim, është diskutuar edhe për përkrahjen e Lituanisë në procesin e vizave si dhe aspektet bilaterale në fushën e ekonomisë që do të konkretizohen gjatë vizitës së ministrit Hoxhaj në Lituani gjatë nëntorit të këtij viti. /Zeri.info/