Rashiq zbulon të fshehtat koalicionit PDK-LDK, për demarkacionin (Video)

Aktuale September 21, 2016 - 21:07

Nëse deputetët e Listës serbe do të takoheshin me partnerët e tyre të koalicionit për votimin e demarkacionit, ata do votonin pro ratifikimit pa asnjë kusht të vetëm.

Deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Nenad Rashiq ka deklaruar në emisionin Republika të Tribuna Channel se do të votonin pro demarkacionit pa asnjë kusht. Mmirëpo partnerët e tyre të koalicionit nuk i kanë takuar asnjëherë ata dhe nuk i kanë pyetur kurrë se si do votonin, ose a do vinin në seancë.

“Partnerët e koalicionit nga LDK e PDK nuk janë takuar me deputetët e Listës Serbe që gjashtë muaj, kur ishin takuar për zgjedhjen e Thaçit president”,tha Rashiq.

Rashiq ka thënë se mos takimet mes tyre kanë qenë të organizuara në mënyrë që Lista Serbe të lihet fajtore për mos mundësin e votimit të kësaj pike në Kuvend.

Sipas tij, LDK e PDK po kërkonin një fajtor për ta tërhequr pikën dhe e kishin gjetur pikërisht listën serbe./GazetaTribuna/