Krasniqi: Gjuriqin e Thaçin i bën bashkë mllefi ndaj Albin Kurtit

Aktuale September 22, 2016 - 20:34

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi ka thënë se drejtorin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i bën bashkë mllefi që sipas tij keta të dy e kanë ndaj ish liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Krasniqi vlerëson se dy të parët kanë plane të njëjta për kthimin e Serbisë në Kosovë dhe plaçkitjen e vendit dhe se  Albin Kurti ua prishë këto plane.

“Ai momenti kur Gjuriqin dhe Thaçin i bën bashkë mllefi ndaj Albin Kurtit.

Kuptohet arsyeja: dy të parët kanë plane të njejta për kthimin e Serbisë në Kosovë dhe plaçkitjen e vendit tonë. Albin Kurti ua prishë këto plane”, ka shkruar Krasniqi