Haxhiu: Qeveria e ka bërë demarkacionin kusht për vizat, për t'i bindur qytetarët

Aktuale September 22, 2016 - 22:36

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka vlerësuar se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave është bërë nga vetë Qeveria për t’i bindur qytetarët ta pranojnë të tillë.

“Qytetarët janë mashtruar për vizat për 5 vjet me radhë nga Hashim Thaçi. Kjo nuk ndodhi, por nuk ndodhi as bërja e ushtrisë. Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave ka qenë kusht nga vetë Qeveria kinse për t’i bindur qytetarët”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, kryeministri Isa Mustafa është dashur "të jepte dorëheqje pas gjithë këtyre gabimeve dhe për hir të popullit".

Haxhiu ka thënë në Tribuna Channel se opozita do të kërkojë llogari edhe për shumë çështje të tjera.