Pse Qeveria e Britanisë e cilëson Kosovën vend pjesërisht të pasigurt? (Video)

Aktuale September 22, 2016 - 23:00

Nëse mendoni të vizitoni ndonjë vend të botës, atëherë patjetër duhet të konsultoheni me zyrën e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Commonwealth-it (FCO), që të siguroheni nëse ai vend përbën rrezik potencial për terrorizëm, raporton BusinessInsider.

Një hartë e animuar, ka ndarë nivelin e rrezikut të secilit vend të botës në tri kategori të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Vendet e shënjuara me ngjyrë të kuqe tregojnë se ato vende janë në përgjithësi të rrezikshme për t’u vizituar, derisa ato me ngjyrë portokalli pjesërisht të rrezikshme.

Ndërkaq vendet që janë me ngjyrë të gjelbër janë plotësisht të sigurta për një udhëtim.

Por është interesant fakti se në kategorinë e vendeve të shënjuara me ngjyrë portokalli, që do të thotë se janë pjesërisht të sigurta, figuron edhe Kosova.

Kjo zyrë e Mbretërisë së Bashkuar, këshillon turistët që të mundohen të mos i frekuentojnë vendet si Zveçani, pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në hartën e Kosovës që figuron në ueb-faqen www.gov.uk/foreign-travel-advice/kosovo, këto vende janë të shënjuara me ngjyrë portokalli, derisa pjesë tjera të Kosovës janë të gjelbra. /Telegrafi/