Ymeri: Pse duhet ta kemi përfaqësuesen tonë në futboll?

Aktuale September 23, 2016 - 22:50

Në një intervistë për RTV 21 Kreu i VV'së Visar Ymeri ka vazhduar ta mohojë përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të ketë përfaqësuese të futbollit duke theksuar se duhet të ketë një kombëtare.

 Ymeri në fakt ka qenë kontradiktor duke thënë se nuk e mohon shtetin e Kosovës por ka theksuar se nuk e njeh shtetin e kapur të Kosovës.

Sipas tij fakti që Kosova ka përfaqësuese nuk do të thotë që përbën atribut shtetëror duke përmendue Skocinë e Uellsin të cilat kanë ekipe por nuk janë shtete të pavarura.