Vetëvendosje: Ftesa e panevojshme, s’ka konsensus për demarkacionin

Aktuale September 24, 2016 - 22:58

Sot kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veselin në fillim të tetorit do të ftojnë opozitën për një takim në lidhje me Demarkacionit, por Vetëvendosje e quan të panevojshme këtë ftesë.

Frashër Krasniqi nga ky subjekt thotë për lajmi.net se kanë deklaruar edhe më herët se këto janë përpjekje të panevojshme.

Ai thotë se Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.

“Konsiderojmë se demarkacioni është punë e kryer dhe kthimi i tij në pikën zero është zgjidhja. S’ka konsensus e kurrfarë luhatje qëndrimi në këtë”, thotë Krasniqi.