Shpërthim i fuqishëm në qendër të Budapestit

Aktuale September 25, 2016 - 00:29

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Budapestit, kryeqytetit të Hungarisë.

Raportimet e para nga media të huaja flasin për disa të plagosur, por nuk dihet nëse ka viktima.

Shkaqet e shpërthimit janë të paqarta. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton.