Ministria e Arsimit e vendosur: Testi për mësimdhënësit do të mbahet (Video)

Aktuale September 25, 2016 - 22:01

Testi vlerësues për performancën e mësimdhënësve dhe profesorëve universitar për Ministrinë e  Arsimit konsiderohet çështje e mbyllur.

Faton Fetahu, asistent personal- ligjor i ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë kishte zgjedhur rrjetin social ‘Viber’ për t’i kthyer përgjigje televizionit, por pa u lëshuar në shpjegime të hollësishme.

“Meqenëse MASHT e konsideron të mbyllur këtë çështje atëherë vlerësojmë  se kemi thënë të gjitha ato që duhet thënë. Faleminderit shumë për mirëkuptim”,ka thënë Fetahu.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës për Tribuna Channel kanë deklaruar se në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë të bëjnë këtë test. Ata thonë që ky test është ofendim i diplomës. /TribunaChannel/