Opozita s’ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri (Video)

Aktuale September 25, 2016 - 22:32

Përfaqësues të partive opozitare në vend thonë se nuk pranojnë të dialogojnë për marrëveshjen e Demarkacionit në versionin aktual.

Ata kërkojnë që marrëveshja të kthehet në pikën zero.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se nuk kanë marrë ftesë zyrtare  nga ana e kryeministrit për këtë takim. Për më tepër, ajo thotë se nuk kanë parë përpjekje që ky takim të realizohet.

Sipas saj, Demarkacioni ka vdekur më 1 shtator.

LEXO EDHE: Mustafa nga Amerika fton opozitën në takim (Video)

Se ftesë zyrtare nuk kanë marrë ende nga kryeministri Mustafa e thotë edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Ai thotë se nuk pranojnë të diskutojnë për Demarkacionin, në këtë version siç është tani marrëveshja.

Edhe deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se nuk kanë marrë ftesë dhe se deklaratat për një takim të tillë sipas saj janë sa për sy e faqe. /TopChannel/