Referendumi si pikë kthese në historinë e Kosovës, sot është ‘i panevojshëm’ (Video)

Aktuale September 26, 2016 - 20:17

Në një odë në Krushë të Madhe numëroheshin votat e referendumit të viti 1991, për të cilin – nga data 26 e deri 30 shtator – të gjithë banorët e Kosovës të moshës madhore pritën në radhë për t’i thënë po pavarësisë së vendit.

Për realizimin e referendumit pati 1500 vendvotime me 450 njësi votuese. U angazhuan edhe vëzhgues e numërues të votave.

Edhe pse referendumit nuk iu përgjigjen mbi 136 mijë persona, rezultatet treguan se 99.87 për qind e popullsisë ishin për Kosovën republikë të pavarur.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova, që në këtë periudhë përkrahu këtë proces, e cilësoi atë si matës i vullnetit të popullit që do t’i hapte rrugë shtetësisë së Kosovës.

Adnad Merovci, bashkëpunëtor i Rugovës, vlerëson se referendumi ishte pikë kthese në historinë e vendit.

Por, sot, 25 vite më vonë, Kosovës i mohohet e drejta e referendumit. /TribunaChannel/