Serbia pengon zyrtarin e Kosovës të hyjë në territorin e saj (Foto)

Aktuale September 26, 2016 - 20:47

Policia serbe ka ndalur sot anëtarin e komisionit të autoritetit kosovar të konkurrencës Muhamed Krasniqin.

Ai është ndal derisa kishte shkuar në Serbi për të marrë pjesë në tryezën rajonale të autoriteteve të konkurrencës, me ftesë të Hungarisë.

Klan Kosova merr vesh se arsyeje për këtë veprim të serbëve, ishte prezantimi i tij vetëm pasaportën, e jo edhe letërnjoftimin.

Por, pas ndërhyrjes së zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, i njëjti është liruar për të vazhduar me agjendën e paraparë.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën edhe kryetari i Komisionit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës Balon Prestreshi.

Image