Arban Abrashi, kandidat për kryetar të Prishtinës? (Video)

Aktuale September 27, 2016 - 20:54

Në emisionin “Komiteti”, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka folur rreth mundësisë së kandidimit të tij për kryetar komune në Prishtinë.

Abrashi, i cili përfaqëson gjeneratën e re të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe si i tillë do të ishte kandidat i përshtatshëm për kryetar komune të Prishtinës, pasi që mungesa e një kandidati të ri ishte njëra ndër arsyet pse LDK dështoi ta rifitonte Prishtinën, ka thënë se në partinë e tij ende nuk ka asnjë diskutim zyrtar rreth kandidatit për kryetar të Prishtinës.

“Nuk jam natyrë që imponohem, kur të vjen koha për diskutimin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, edhe unë do të jem pjesë e diskutimeve”, ka thënë Abrashi në “Komiteti”.

I pyetur nëse do të duhet zgjedhur një kandidat më i ri në moshë nga ana e LDK’së për t’iu kundërvënë Shpend Ahmetit, Abrashi ka thënë se kërkesa e qytetarëve është që të jetë një kandidat i ri. /Express/