Flora Brovina rikthehet në ulëset e PDK-së (Foto)

Aktuale September 29, 2016 - 10:56

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, është rikthyer në ulëset e deputetëve të PDK-së, në seancën e sotshme parlamentare.

Ajo në seancat e fundit ishte ulur në ulëset e deputetëve të pavarur, pasi që ishte ndier e fyer nga afera e fundit e përgjimeve.

Megjithatë, duket se së fundmi ajo është “pajtuar” me protagonistët e bisedave, pasi që sot është parë të ulet në ulëset e grupit parlamentar të PDK-së.

Image
Image
Image
Image