BE afat Beogradit deri të dielën për Prishtinën

Aktuale October 05, 2016 - 22:37

Beogradi deri të dielën duhet që të marrë një vendim nëse do të pranojë ose jo projekt-marrëveshjen për telekomunikacionin me Prishtinën, dhe në qoftë se përgjigja është negative, Serbia do të duhet të përballet me bllokadën e integrimit evropian, shkruan gazeta serbe, transmeton “Zeri.info”.

“Shteti ynë duhet të heqë dorë nga pasuria e Telekomit në krahinën tonë jugore dhe që shqiptarëve të Kosovës t’iu lihet çdo gjë që në të cilën është investuar dekada të tëra”, thuhet në shkrimin e gazetë serbe “Veçernje Novosti”.

Në anën tjetër, Kryeministri serb Aleksander Viciq ka thënë se Serbia do të përpiqet të sjellë vendimet më të mira në interes të vendit, por duke pasur parasysh situatën e përgjithshme në rajon:

“Ne kemi një marrëveshje prej gushtit të vitit të kaluar, por një plan veprimi për sektorin e telekomunikacionit është arsyeja pse nuk ka marrëveshje. Këto janë dy pikat që nuk pranojnë pala e Prishtinës, por me sa duket as në BE. Problemi kryesor është pika 11, e cila është pronë e Serbisë dhe frika është se ajo do të interpretohet dhe për pasurin tjetër - "Gazivodës" Valaçit dhe Trepça.

Vuciq ka pranuar se është e vështirë për të sjellë një vendim pozitiv ose negativ. “Nëse refuzojmë , nuk do të na i hapin negociata”, ka thënë ai.