Murtezaj në Sarajevë: Kosova kontribuuese aktive në nismat rajonale

Aktuale October 12, 2016 - 14:10

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, po merr pjesë në punimet e takimit të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Regjional (RCC) në Sarajevë.

Lidhur me rëndësinë e takimit, zëvendësministri Murtezaj ka theksuar: “Kosova është kontribuuese aktive dhe konstruktive në zhvillimet rajonale, dhe se roli i saj po vjen duke u fuqizuar çdo ditë”.

Ky takim, ndër të tjera, ka për qëllim diskutimin e aktiviteteve që zhvillon RCC në kuadër të Strategjisë dhe Programit të punës për periudhën kohore: 2014-2016. 

Republika e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. /Zeri.info/

Image