Thaçi i pikëlluar me vdekjen e parakohshme të Agim Zatriqit

Aktuale October 27, 2016 - 22:49

Presidenti, Hashim Thaçi ka thënë se e ka marrë me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e Agim Zatriqit, ish-drejtor i RTK-së.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të Agim Zatriqit, ish-drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës. Me shumë sukses dhe profesionalizëm, me dedikim të pashoq, ai një kohë të gjatë e drejtoi mediumin publik. Ngushëllime të sinqerta familjes Zatriqi dhe komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Thaçi në "Facebook".