Sekretari Johnson vlerëson rolin e Kosovës në rajon

Aktuale November 02, 2016 - 19:37

Shefi i diplomacisë britanike, Boris Johnson, ka vlerësuar reformat në Kosovë dhe rolin e saj në sigurinë rajonale.

Përmes një postimi në Twitter, sekretari i shtetit për Punë të Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin Isa Mustafa, ka përsëritur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën  si dhe ka mirëpritur reformat dhe rolin e Kosovës në sigurinë rajonale.

“Ritheksova mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën me kryeministrin Isa Mustafa. Mirëprita përpjekjet e tij për reforma dhe rolin në sigurinë nacionale”, shkruan Johnson në Twitter. 

Image