PDK gati për riformatimin e Qeverisë

Aktuale November 02, 2016 - 19:48

Partia Demokratike e Kosovës i ka dorëzuar kryeministrit, Isa Mustafa, emrat e ministrave dhe të zëvendësministrave që do të lëvizin brenda qeverisë në procesin e riformatimit, shkruan “Zeri.info”.

Burime të "Zeri.info", bëjnë me dije se partia e kryeparlamentarit, Kadri Veseli ka vendosur ta emërojë një ministër të ri për Integrime Evropiane dhe të lëvizë gjashtë zëvendësministra.

Meqenëse PDK tanimë i ka bërë disa ndryshime  gjatë muajve të fundit, bëhet e ditur se në këtë proces nuk do të bëjë më shumë ndryshime.

Por partneri i PDK-së, kryeministri Mustafa ka kërkuar mirëkuptimin e partnerit të madh të koalicionit që riformatimin ta mbarojë në fillim të javës së ardhshme, për shkak të disa konsultave brenda LDK-së pasi synohet lëvizje më e madhe e ministrave të LDK-së./Zeri/.