Rexhep Selimi: Ja pse iu shmangëm konfliktit fizik me PDK-në, në Kuvend

Aktuale November 02, 2016 - 22:38

Iu shmangem konfliktit me PDK-në, në Kuvend, jo nga frika, por e kuptueshme që ishte skenar i tyre. Kështu ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ai në emisionin "Rrokum Roll" me Fidan Jupollin, në Rrokum, tha se ka dëshmuar për rastin e fundit të Famir Limajt, duke shtuar se beson në pafajësinë e Limajt dhe në pastërtinë e luftës çlirimtare.

Ai ka thane se edhe rasti “Drenica” është më shumë konspiracion se sa hetim real, dhe se beson në pafajësinë e tyre.

Sipas tij, krejt vendi po kalon në një lloj konspiracioni dhe shtoi se këta njerëz po persekutohen nga akterë të ndryshëm, të cilët nuk po ia donë të mirën luftës dhe vendit.

Rexhep Selimi po ashtu ka komentuar edhe ndarjen nga Qeveria për mbrojtjen nga Gjykata Speciale, duke thënë se lufta nuk mundet me u mbrojt me 1.5 as me 150 milionë, sepse nuk kanë efekt dhe nuk munden me shfajsue veten me këto pare.

Sipas tij, vendi dashtë e pa dashtë po shkon në zgjedhje.

Selimi ka thënë se vendit i duhen zgjedhjet dhe Vetëvendosje është gati të të shkojë në zgjedhje, por veprimet e koalicionit i ka cilësuar si lëvizje taktike të cilat sipas tij në fund kanë me mbërri te një pikë për zgjedhje, ku qytetarët gjithnjë e më shumë po e shohin se ky koalicion po dështon.