Kosova mbetet pengesa kryesore e Serbisë për në BE

Aktuale November 02, 2016 - 23:14

Është krejtësisht e paqartë nëse Serbia deri në fund të vitit do të hapë një kapitull të ri me Bashkimin Evropian.

Arsyeja  kryesore për është bllokimi i dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili në të njëjtën kohë është edhe kushtin kryesor për vazhdimin e integrimeve evropiane, shkruan gazeta “Blic”, transmeton “Zeri.info”.

Kur dhe nëse do të plotësohet ky kusht, do të shihet në të ardhmen, por ajo që ka ndodhur deri më tani, nuk ka dhënë rezultatet e pritura. Në periudhën e kaluar, ka pasur disa raunde bisedimesh mbi tema të ndryshme, por pa sukses, madje edhe në nivelin e marrëveshjes. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, bisedimet në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë.

Sipas "Blic", dialogu mes dy palëve është planifikuar për data16 dhe 17 nëntor në Bruksel, dhe temat do të jenë marrëveshjet për lirinë e lëvizjes (targë) dhe vendkalimet administrative./Zeri/.