Muharremaj: Do shkojmë shpejtë në zgjedhje

Aktuale November 04, 2016 - 19:22

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, ftesën e Presidentit Hashim Thaçi për reformë zgjedhore po e sheh si të vonuar.

Ai në intervistë në Info Magazine është shprehur se reforma nuk përfundon për pak muaj.

“Ftesa për një reformë zgjedhore është vonuar. Mirëpo derisa nuk ka stabilitet politik në vend, s’mund të ketë as reformë zgjedhore. Kjo reformë s’mund të bëhet as për 3 e as për 5 muaj, ajo do kohë”.

Ai është shprehur se kjo reformë është dashur të nisë qysh para dy viteve.

“Reforma zgjedhore është dashur të fillojë qysh nga zgjedhjet e vitit 2014. Nuk ka kohë për reformë zgjedhore, dhe arsyeja është se shumë shpejtë do të shkojmë në zgjedhje”.

“Reforma zgjedhore pati filluar edhe në vitin 2011, por pa sukses. Nuk ka mundësi për reformë, sepse nuk ka kohë”.

Sipas tij, e rëndësishme është që të bëhet reforma për të ndryshuar pozitën që e ka Lista Serbe.

“Derisa Lista Serbe ka këtë pozitë që ka në Parlament, s’do të mund të merren vendime të rëndësishme për Kosovën, prandaj është e rëndësishme reforma”.