Parashikimi i motit për vikend

Aktuale November 04, 2016 - 21:06

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të karakterizojë vendin për këto dy ditë të vikendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të mbetet rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 9m/s.

Java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë deri mesatar.