Grushtet që u përdorën brenda parlamenteve të botës, ‘Time’ e përfshinë edhe Kosovën (Video)

Aktuale November 04, 2016 - 23:44
Përleshjet që ndodhën të mërkurën në Parlamentin e Hong Kongut të nxitura nga tri javë mosmarrëveshjesh në mes të ligjëvënësve pro-pavarësisë dhe kundërshtarëve të tyre në Këshillin Legjislativ janë publikuar edhe online.

Përleshja shpërtheu kur sigurimi u përpoq për të larguar një nga ligjvënësit, Sixtus “Baggio” Leung, i cili u mbrojt nga kolegët e pro-demokracisë.

Hong Kongu nuk është i vetmi vend ku mosmarrëveshjet ndërmjet ligjvënësve kanë shpërthyer në përleshje, transmeton lajmi.net.

Revista më e madhe në botë, ‘Time’ e ka bërë një përmbledhje të situatave të ngjashme sikur në Hong Kong ku brenda parlameteve të botës janë përdorur grushte.

Në këtë listë nuk ka munguar as Kosova, në parlamentin e së cilit janë përdorur shtyrje, sharje, karrige, vezë, gaz lotsjellës dhe sprej. /Lajmi.net