Koci: Astritin nuk e kam njohur por dhimbjen që ndjej për vdekjen e tij nuk mund ta përshkruaj

Aktuale November 05, 2016 - 19:48

Avokati Arianit Koci, është ai i cili i është bashkangjitur shumë miqve dhe personave që njihnin Astrit Dehatin për të cilin u konfirmua lajmi se ka ndërruar jetë.

Koci përmes rrjetit social Facebook thotë se atë nuk e njohu personalisht por dhimbjen për humbjen e studentit të mjekësisë nuk e përshkruan dot me fjalë.

Lexojeni shkrimin e tij të plotë:

Dhimbjen që po e ndiej për vdekjen e Astrit Deharit, nuk po gjej fjalë ta përshkruaj.

Nuk e kam njohur personalisht, e as jam përkrahes i opsionit politik që e ka përfaqësuar i ndjeri.

Por, shumë fjalë të mira kam dēgjuar për studentin e mjekësisë, Astritin.

Thjesht, si shoqëri kemi dēshtuar.

Nuk kemi krijuar perspektivë për rininë tanē.