NISMA ngushëllon familjen Dehari

Aktuale November 05, 2016 - 20:00

Nisma për Kosovën është shprehur tejmase e tronditur nga lajmi për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Përmes një komunikate për media, Nisma thotë se “lajmi për vdekjen tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, tejmase, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të pëshkruar trishtimin që na solli ky lajm”.

“Në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të pa lodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles. Gjithashtu ngushëllimet tona ju shprehim Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në letrën ngushëlluese të Nismës për Kosovën.