Lekaj: Kërkoj hetim transparent për vdekjen e Astrit Deharit

Aktuale November 05, 2016 - 21:13

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, me keqardhje dhe dhimbje e ka pranuar lajmin për vdekjen e Astrit Deharit.

 Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,  i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e hershme të djalit të tyre.

Lekaj ka kërkuar që të bëhet hetim transparent për vdekjen e tij.

“Me keqardhje e dhimbje për vdekjen e të riut, studentit të fakultetit të mjekësisë, Astrit Deharit. I shprehë ngushëllimet e mia familjes për këtë humbje të hershme të djalit të tyre dhe lëvizjes Vetëvendosje për humbjen e aktivistit të tyre. Kërkoj hetim transparent për vdekjen e tij”, ka shkruar Lekaj. /ZERI/