Haradinaj: Shteti të japë përgjigje për vdekjen e Deharit

Aktuale November 05, 2016 - 21:19

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vdekja e Astrit Deharit në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trishtë për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet.

“Kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend”, tha Haradinaj përmes një reagimi dërguar mediave.

Ai ka thënë se shteti duhet të jep përgjigje për këtë çfarë ka ndodhur.

“Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren. Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në reagimin e Haradinajt. /ZERI/