Matoshi: Të vret trishtimi kur pas Arbnorit edhe vllai i dytë, Astriti i la prindërit e familjen në zi

Aktuale November 05, 2016 - 21:31

Analisti politik Halil Matoshi është ai i cili vdekjen e Astrit Deharit e quan demaskim për shoqërinë shqiptare.

Ai përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook tregon se është mjaft i tronditur për lajmin e vdekjes së të riut kosovar.

Matoshi tutje tha se vdekja në burg për shkak të politikës në rrethana lirie është dëm i madh i shoqërisë që nuk rigjenerohet.

Lexo shkrimin e tij të plotë:

Vdekja e Astritit: Ni damkosje per shoqnine kosovare

Jam i tronditun deri n’lot nga ikja e dhunshme ne amshim e nji djali te ri dhe me gverr se ai vdiq ne burg – ne lirine e Kosoves – qe sigurisht, thelle ne shpirtin e tij e ka dashte, sepse ketu i ka pa andrrat dhe i ka perjetue synimet!

Sa here vdes dikush njeriu si pjese e njerezimit zvogelohet, por me deke n’burg per shkak te politikes ne rrethana lirie asht dam i madh per ket shoqni qe nuk po rigjenerohet, qe po egersohet perdite, qe po bahet gjithni e ma agresive dhe e pashprese!

Te vret trishtimi kur pas Arbenit edhe vllau i dyte, Astriti i la prindet e familjen ne zi, e miqte te piklluem…

P.S.

Ni hetim i pavarun kombetar duhet te nise menihere per me u zbardh rrethanat e vetehelmimit per mos me lane hapesine me spekulu dhe per mos me i leju askujt qe ni vdekje shume tragjike me e perdor per mesymje politike.

Astrit u prehte ne paqe!

Familjes iu shtofte gajreti!