Islami: Paradoksale, Policia doli me deklatarë për vdekjen e Deharit para se të bëhet autopsia!

Aktuale November 05, 2016 - 21:57

Ekserti i sigurisë, Avni Islami në një status të tij në facebook ka kitikuar Policinë e Kosovës, duke thënë se ka dalë me deklaratë para se të jap një raport mjekësia ligjore për shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

“Policia e Kosovës në Prizren doli me deklarat për vdekjen e Astrit Deharit dhe thotë se vdekja e tij erdhi si pasojë e konsumimit të barnave të cilat e shkaktuan vdekjen. Tash e tutje s’kemi nevojë për mjeksinë ligjore- autopsinë, e cila do të duhej të vërtetonte shkaqet dhe arsyet e vdekjes së Astrit Deharit. Kjo më ban të dyshoj se si ka ardhë deri te vdekja e tij. Familjes së Astritit dhe të gjithë atyre që e ndajnë dhimbjen me Familjen Dehari ngushëllime”, ka shkruar ai.