KMDLNJ: Dehari vdiq në kohën e shëtitjes së rëndomtë – pasdite!

Aktuale November 05, 2016 - 22:45

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), përmes një kumtese shprehet se është njoftuar me versionin zyrtar të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, lëshuar na Shërbimi Korrektues se “në rrethana të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndërroi jetë në Spitalin e Prizrenit”.

“KMDLNJ, nga burime të saja merr vesh se dyshohet se akti ka ndodhur në kohën e shëtisë së rëndomtë (pasdite), kur tashmë i ndjeri A.D. nuk ka dalur në shëti. Kjo informatë nuk konfirmohet nga zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit. Meqenëse rastin e vdekjes e kanë cilësuar të dyshimtë edhe Prokuroria e Shtetit, KMDLNJ kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional për ndriçimin e rastit dhe po ashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet. Po ashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës. KMDLNJ, shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.